Tërmeti ndodhi në orën 2:43 minuta me magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës. Tërmeti u pasua me një paslëkundje në orën 03:09 me mangitudë prej 4.1 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte e njëjtë dhe deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.