KEngEtari shkodran, Luiz Ejlli po mahnit të gjithë me lojën e tij në Big Brother VIP Albania. Por, buja e tij e madhe ka arritur edhe përtej kufijve, kjo pasi fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs ka dëgjuar për këngëtarin shqiptar. Luizi në disa raste ka treguar se pikërisht kanadezi është inspirimi i tij në rrugëtimin në shtëpinë e famshme të BBVA
Ditën e djeshme, kanadezi Jacobs ka folur publikisht për Luizi duke treguar se ka dëgjuar për të dhe se fansat e artistit shqiptar ia ka treguar bëmat e tij në Big Brother VIP Albania.
Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory